Suedi, arrestohen katër persona, shpërndanin fletushka kundër emigrantëve

Policia suedeze ka arrestuar katër burra të maskuar, pasi ata në qendër të Stokholmit shpërndanin fletushka kundër emigrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë suedeze Towe Hagg deklaroi se të premten vonë janë ndaluar katër persona për shpërndarjen e fletushkave, nëpërmjet të cilave ftohen suedezët për të organizuar protesta kundër emigrantëve, pasi një adoleshent me origjinë somaleze vrau punonjësen sociale Alexandra Mezher.

Hagg ka thënë se njëri prej tyre është akuzuar për fyerje të policit, ndërsa të tjerët janë akuzuar se kanë kryer vepra penale kundër rendit dhe qetësisë publike.

Suedia, e cila në vitin 2015 ka pranuar një rekord prej 160 mijë azilkërkuesish, ka regjistruar rënie të konsiderueshme të numrit të refugjatëve të rinj pas zbatimit të masave të shtuara të kontrollit në fillim të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button