Debat publik, emigrantët: Duhet një qasje serioze në nivel nacional për zgjidhje afatgjate

Çështja e emigrantëve, tranzitimi i tyrë nëpër Maqedoni dhe aktivitetet e qytetarëve të Maqedonisë për t’i ndihmuar emigrantët në rrugëtimin e tyre kanë qenë objekt i diskutimit në debatin publik me temë “Emigrantët nuk janë vetëm numër” organizuar sot në Kumanovë në kuadër të projektit Diskutime Globale, raporton Portalb.

Panelistë të debatit ishin aktivisti Kastriot Rexhepi, gazetarja Svetllana Antiq dhe profesori Vlladimir Pivovarov- ekspert i sigurisë.

“Ndryshim i madh nga fillimi i krizës, kur migrantët lëviznin ilegalisht, tani është shumë më lehtë që të menaxhohet situate, sepse ata nuk ndalen në Maqedoni por kalojnë transit. Qytetarët të njohur me problemet e migrantëve ndihmojnë me mundësit e veta. Ka shumë spekulime për pasoja nga migrantët që kalojnë nëpër Maqedoni, nga aspekti i sigurimit. Megjithatë, Maqedonia nuk ka ndonjë pasojë- përvec momentit kur është mbyll kufiri”, tha mes tjerash Kastriot Rexhepi.

Sipas gazetares Antiq, Maqedonia nuk ishte e përgatitur për këtë krizë.

“Në fillim qytetarët i denonconin lëvizjet ilegale të migrantëve. Mirëpo, tani kur u krijua, kushtimisht thënë, koridori transit dhe u inkuadruan edhe institucionet gjërat shkojnë më lehtë. Nuk ka ksenofobi dhe qytetarët e Kumanovës solidarizohen me migrantët, por ka edhe raste kur qytetarët mundohen të përfitojnë nga kriza, duke u munduar t’u shesin gjëra të ndryshme, apo duke marr ndihma të cilat janë të rezervuara për nevojtarët- migrantët”, theksoi Antiq.

“Asnjë shtet pa ndihmë nuk mund të ballafaqohet me migrantët. Ka nevojë për konferëncë ndërkombëtare mbi zgjidhjen e kësaj çështje. Ne duhet të jemi të gatshëm. Cdo mbyllje e kufijve nuk është zgjidhje dhe krijon hapësir për tregti me njerëz. Duhet një qasje serioze në nivel nacional për zgjidhje afatgjate”, deklaroi eksperti i çështjeve të sigurisë, Vlladimir Pivovarov.

Prandaj, për ta përmirësuar gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe për të nxitur më shumë debate dhe diskutime, e njëkohësisht për ta përforcuar qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe qendror, Diversity Media filloi projektin Dikutime Glokale. Në të, përmes 12 debateve publike do mundohemi të krijojmë më shumë hapësirë për debat publik për tema të rëndësishme dhe probleme në nivel shtetëror, por duke ju dhënë mundësi të gjithë qytetarëve në Maqedoni  të shprehin mendimin e tyre dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime do përfshihen edhe krijues lokalë të politikave, intelektualë, gazetarë, dhe që është më me rëndësi – banorët lokalë.

Në 12 qytete të ndryshme do diskutohet për gjashtë tema të ndryshme, ndërsa në periudhën deri në muajin gusht të vitit 2016, Diversity Media do përgatisë edhe produkte mediatike, të cilët më pas do të publikohen në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat-M, si dhe në rrjetet sociale të organizatës. Do të përgatitet edhe një broshurë me analiza komparative për atë se si perceptohen temat, gjegjësisht problemet e njëjta në dy mjedise të ndryshme.

Projekti realizohet me mbështetje të Civica Mobilitas, me implementim të MCMS dhe NIRAS, ndërsa partner në realizimin e tij është Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button