Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet protesës grave nga Komuna Shuto Orizarë
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/01/Foto-2-Protesten-performans-Shuto-Orizari-1.jpg?fit=600%2C457&ssl=1)
Pas protestave të një dite më parë të grave nga Shuto Orizari për mungesën e gjinekologut në ambulantë, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se konkursi për pranimin e gjinekologut në këtë komunë është aktiv, por askush deri tani nuk është paraqitur, njofton Alsat M.
“Në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për gjinekolog amë në Komunën e Shuto Orizarit , ende nuk është paraqitur ndonjë kandidat i interesuar. Ministria e shëndetësisë premtoi se do ti plotëson të gjitha parakushtet dhe i plotësoi, por nuk mund të sigurojë se ndonjë gjinekolog do të paraqitet në konkurs, sepse ajo është jashtë kompetencave të Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.
Lexo: Gratë e Shutkës kërkojnë gjinekolog amë