Rama ia kthen Blushit: Kritikat na vijnë nga sehirxhinjtë

Jo vetëm në Parlament që Rama ia ka kthyer me të njëjtën monedhë akuzave të Berishës, por ai ka ndjekur të njëjtën taktikë edhe me Ben Blushin. Nga qyteti i Vlorës, Rama i ka kthyer përgjigje kritikave që iu bënë dje nga Ben Blushi, në “Top Story”. Pa e përmendur me emër, Rama tha se ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë, sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut.

“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë. Ne nuk e kemi aspak të lehtë, sepse në kemi fatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat, në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë, apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button