Ukraina e Greqia një hap afër Brazilit 2014

Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmshme në kuadër të barazhit për shkuarje në kampionatin botëror në futboll Brazil 2014, u regjistruan dy befasi. 

Franca, e cila llogaritej favorite në dy ndeshjet e barazhit kundër Ukrainës pësoi sonte në Kiev me rezultatin 2:0. Nuk mund të thuhet se gjithçka është e humbur, por ukrainasit janë të rrezikshëm me kundërsulme edhe kur janë mysafirë, andaj francezët do ta kenë shumë të vështirë ndeshjen e kthimit. 

Dueli i dy futbollistëve ndër më të mirët në botë, Cristiano Ronaldos dhe Zllatan Ibrahimoviqt, që u zhvillua në Portugali përfundoi me fitore minimale 1:0 të vendësve, madje pikërisht me golin e Ronaldos (’82) kundër Suedisë, e cila megjithëkëtë humbje ka gjasa të mira të arrijë Brazilin. 

Greqia e mundi Rumaninë me rezultatin  3:1 dhe shkon në Bukuresht me epërsi të konsiderueshme, kurse Kroacia ka luajtur në Reikjavik kundër Islandës pa gola, 0:0. Ndeshjet e kthimit luhen pas katër ditëve, më 19 nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button