Gjen vdekjen duke tentuar të hyjë në apartament nga dritarja, kishte harruar çelësat (Video)

Një video e regjistruar nga banesa përballë tregon momentin e tmerrshëm kur një 52 vjeçar humb jetën duke u përpjekur të hyjë në banesën e tij përmes dritares pasi kishte harruar çelësat brenda banesës.

 

Personi me kombësi ekuadoriane, por që jetonte në Spanjë, po tentonte të futej në banesën e tij nga dritarja duke u lëshuar me një litar nga çatia e objektit, me ndihmën e fqinjit të tij, transmeton lajmi.net.

Fillimisht u duk përpjekja e tij po shkonte mirë, por në një moment ai ngatërrohet dhe rrëshqet poshtë, duke gjetur vdekjen nga kjo përpjekje avanturiere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button