Nisma për rinovimin e Gjimnazit të Tetovës

Gjimnazi i Tetovës Kilir Pejçinoviç përfundimisht do të marr një pamje të re pasi që është paraparë që  të rindërtohen të gjitha nyjat sanitare, dyshemeja dhe nxemja qendrore e cila do të lidhet me palestrën e shkollës. 

Sot në gjimnazin e e Tetovës ka qenë i pranishëm edhe zëvendës  ministri ia arsimit Safet Neziri,  kryetarja  e komunës së Tetovës Teuta Arifi si dhe  drejtorët e shkollave  fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës.

Zëvendës ministri Neziri tha se  Ministria e Arsimit është e angazhuar që  procesi edukativo arsimorë  gjithmonë të përmirësohet  në të gjithë Maqedoninë . Ai  shprehu kënaqësinë  që gjimnazi i Tetovës i cili është më i madhi në vend më në fund do të ketë kushte më të mira.

Edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe drejtori i gjimnazit të Tetovës, Namikqemal Mustafa shprehen të kënaqur   për këtë iniciativë të gjimnazit të Tetovës.

Ndryshe gjimnazi i Tetovës Kilir Pejçinoviq është ndër gjimnazet më të mëdha  në vend ku mësimin zhvillohet në 6 objekte  në tre lokacione

Lajme të ngjashme

Back to top button