Zika deri vitin e ardhshëm do të prekë 4 milionë njerëz

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vlerësuar se deri në vitin e ardhshëm, në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, mund të ketë mbi 4 milionë njerëz të infektuar me virusin Zika, dhe se kjo sëmundje mund të përhapet edhe në Kinë.

Një zyrtar i OBSH-së, Silvan Aldigjeri, nga departamenti i parandalimit të epidemive në Amerikën Veriore dhe Jugore ka thënë se ky vlerësim i kësaj organizate, është i bazuar në numrin e tanishëm të rasteve të infektuara dhe është analizuar se sa shpejt mund të përhapet kjo sëmundje që është e transmetueshme nga mushkonjat, raporton Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Ky zyrtar, ka thënë se virusi mund të përhapet shumë shpejt për shkak se popullata nuk ka imunitet ndaj këtij virusi.

Besohet se virusi Zika është përgjegjës për numrin e madh të fëmijëve me dëmtime të rënda të trurit në Brazil.

OBSH ka paralajmëruar Kinën dhe vendet e tjera ku mund të shpërndahen ethet tropikale, që të jenë vigjilente ndaj përhapjes së mundshme të virusit Zika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button