Zaevi dhe Janeva “e premte dhe e shtunë”!

[Recension: Zaevi paraqitet në gjykatë vetëm kur Katica Janeva është prokurore]

Tekstin që e recensojmë, pa argumente përpiqet t’i imponojë sjellje të caktuar liderit të opozitës, për dëgjimin e parë gjyqësor “Mita”, në të cilën ai nuk u paraqit. Titulli i tekstit ka për qëllim t’i vëndojë në “lidhje speciale” shefin e opozitës dhe prokuroren speciale publike.

zaev, sudLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi paraqitet në gjykatë vetëm kur Katica Janeva është prokurore

Data dhe koha e publikimit: 25.1.2016

Data e recensionit: 26.1.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

LIDHJA SPECIALE

Lideri i LSDM-së vendoset në korelacion me prokuroren speciale Katica Janeva, edhe për këtë rast (“Mita”) kompetent është Gjykata themelore Shkup 1. Me këtë rast, si “dëshmi kurorë” për lidhjen e pretenduar ndërmjet Zaevit dhe Janevës, përmendet rasti “Puçi”, për të cilin kompetente është Prokuroria speciale publike.

“Tani Zaevi përsëri ik që në gjykatë të ballafaqohet me cilin do qoftë gjykatës ose prokuror, nëse ajo nuk është personalisht Janeva. Për lidhjen e tyre në punë është shkruar shumë deri tani, kështu që nuk është për t’u çuditur që Zaevi dëshiron që të dëshmojë vetëm para prokurores publike për rastet për të cilat është i dyshuar. Ai nuk është i zënë zyrtarisht vetëm kur Katica Janeva është prokurore.”

Mirëpo, ajo që lideri i opozitës deklaroi se nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës për rastin “Puçi”, nuk do të thotë se kjo vlen edhe për veprat e tjera për të cilat zhvillohet proces gjyqësor kundër tij.

Në artikull mungon deklarata e Zaevit, Vane Andreev, të cilën ai e dha para Gjykatës themelore Shkup 1, ku ai thotë se Zaevi ka qenë i penguar zyrtarisht për shkak të takimit me ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Zenshun Ven. Me anashkalimin e kësaj deklarate, materiali është jo i plotë dhe nuk jep pasqyrë të qartë të situatës. Vetëm se, sipas të gjitha gjasave, teksti as që ka pasur për qëllim ta paraqesë të vërtetën, por të bëjë një konstruksion në të cilin Zaevi dhe Janeva do të prezantohen si “e premte dhe e shtunë”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button