Michelle: Obama ishte një endacak (Video)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, së fundmi i ka tronditur për të mirë shumicën e të rinjve amerikanë.

Ajo gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Real” ka treguar se si bashkëshorti i saj, Presidenti i SHBA-së Barack Obama, nuk ishte gjithmonë kaq serioz dhe i përkushtuar në punën e tij, transmeton Klan Kosova.

Çifti presidencial janë takuar në Chicago, pasi të dy ishin diplomuar në Shkollën e Drejtësisë në Harvard.

“Barack nuk i përkushtohej mësimit në shkollë të mesme dhe mezi i kryente punët. Ai ishte një endacak“, u shpreh ajo duke qeshur, por shtoi se edhe pse ai në shkollë të mesme nuk rinte rehat, sërish arriti që të përmblidhet dhe t’ia arrijë qëllimit.

Michelle ka deklaruar se historia e presidentit vjen me një mesazh të rëndësishëm, se nuk është asnjëherë vonë për t’u përmirësuar.

Ky sinqeritet i ka kthyer vetëbesimin shumë djelmoshave problematikë, të cilët përmes historisë së tij e kanë parë që edhe ai nuk e ka pasur një fëmijëri të lehtë dhe është rritur pa baba, por sërish ka arritur t’i tejkalojë të gjitha dhe të bëhet njeriu më i rëndësishëm i Amerikës.

“Unë besoj fuqishëm që çdo fëmijë meriton shanset e njëjta që i kam pasur edhe unë”- është shprehur Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button