Shembet tuneli në Gaza, vdesin 7 pjesëtarë të Hamasit

Grupi militant palestinez “Hamas” ka njoftuar se shtatë luftëtarë të saj kanë vdekur pasi është shembur një tunel në veri-perëndim të Gaza-s.

Tuneli pranë kufirit izraelit u shemb pas shirave të rrëmbyeshëm, ka thënë ky grup.

Militantët palestinezë kanë përdorur tunelet në kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin për të nisur sulme ndaj Izraelit, për të transportuar armë si dhe kontrabandim mallrash.

Izraeli shkatërroi dhjetra tunele gjatë konfliktit të vitit 2014 në Gaza, por Hamasi i ka rindërtuar disa prej tyre, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button