APKE me dyer të mbyllura debatoi për Maqedoninë

Komisioni për ndjekje të obligimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, dhe i ashtuquajturi “Komisioni monitorues”, takimin e sotëm tërësisht ia kushtoi situatës në Republikën e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Para komisionit patën mundësi të kenë fjalim të dy anëtarët e delegacionit kuvendor të Maqedonisë pranë APKE-së, deputetët Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Renata Treneska Deskoska nga LSDM-ja, ndërsa Ermira Mehmeti nga BDI-ja, e cila për shkak të obligimeve të tjera tashmë nuk është në Strasburg, e lëshoi mundësinë që t’i prezantojë pikëpamjet e saj. Në takim i prezantuan pikëpamjet e tyre dhe të partive të tyre për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë, në perspektivë të zgjedhjeve të parakohshme të parapara për më 24 prill të këtij viti. Pastaj ata iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Komisionit monitorues. Hollësitë për atë se çka është thënë në takim nuk janë dhënë për opinionin, duke pasur parasysh se këto takime janë pas dyerve të mbyllura, me qëllim që t’u mundësohet deputetëve të flasin lirshëm dhe pa frikë se deklaratat e tyre pastaj mund të ndërmerren dhe interpretohen.

Deputetët Nikolloski dhe Treneska Deskoska u përmbajtën që të japin deklaratë, duke e respektuar rregulloren e Komisionit. Vetëm konfirmuan se delegacioni i Komisionit monitorues të APKE-së do ta vizitojë Maqedoninë nga mesi i shkurtit që të bindet në vendin e ngjarjes me situatën në vend dhe përgatitjen reale të zgjedhjeve. Të hënën Byroja e APKE-së, vendosi të dërgojë delegacion të saj nga 20 anëtarë me të cilin do ta vëzhgojë procesin zgjedhor. Delegacioni është i kryesuar nga parlamentari austriak Stefan Shenah, anëtar i grupit të socialistëve pranë APKE-së, kryetar i deritanishëm i Komitetit monitorues.

Pas atij të ODIHR-së, ky është misioni më i rëndësishëm vëzhgues i cili do ta ndjekë procesin zgjedhor në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button