Spitali i Gostivarit me kundërpërgjigje ndaj akuzave të Lëvizjes Besa

Të mërkurën në opinion u paraqit një komunikatë e lëshuar nga dega e Lëvizjes Besa në Gostivar, rreth funksionimit të Spitalit të Gostivarit.

Sipas Spitalit të Gositvarit “Ferid Muradi”, akuzat që i ka drejtuar Lëvizja Besa janë tendencioze, të pavërteta dhe me qëllime politike.

“Falë mbështetjes së partisë shqiptare në pushtet dhe veçmas kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u mundësua që për vitin vijues kalendarik Spitalit të Gostivarit përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor t’i ndahen 285 milion denarë, konkretisht 45.4 milion denarë më tepër se vitin paraprak. Brenda viteti të kaluar u bë ndërrimi i Sistemi të përdorimit të ushqimit, dhe tani pacientët ushqehen sipas standardeve ndërkombëtare siç është ISO Hasap dhe sistemi Hallall. Në drejtim të përmirësimi të higjienës spitalore, u siguruan dy makina moderne bashkëkohore me kapacitete adekuate për larjen e teshave, po aq për tharjen e teshave dhe një makinë për hekurosje. Po ashtu, u siguruan edhe dy makina për larjen e sipërfaqeve të mëdha të dyshemeve. Ky investim kushtoi 2 milion denarë. Po ashtu, u krijua depoja e re e barnatores qendrore të Spitalit sipas standardeve, dhe që ishte një problem i madh. Ndërkohë, në kabinetin e Rëntgenit u vendos në përdorim “EHO Color Doppleri”, i ri me vlere gjithashtu afër 2 milion denarë. Për momentin, janë duke u vendosur dy gypa të ri  për incizime në kabinetin e rëntgenit me vlerë prej 1,3 milion denarë. Kohë më parë u vu në përdorim edhe kompjuteri tomografik, eho-kardiografin, stres testi, respiratori. Janë bërë rekonstruime brenda objektit, duke filluar nga reparti infektiv, reparti intensiv,  ashensorët, dhe u siguran shumë aparatura të reja duke sjell shërbime të reja për pacientët”, reagojnë nga Spitali i Gostivarit “Ferid Murad”.

Nga atje gjithashtu shpjegojnë se gjithashtu ka donacione, nga Komuna e Gostivarit financoi vendosjen e derës së senzorike në hyrje të Njësisë urgjente me vlerë prej 2000 euro dhe i ka  siguruar perdet e mbi 50 % të dritareve të Spitalit.

“Duhet theksuar donacioni nga Danimarka në vitin 2013, ku Spitali i Gostivarit fitoi 50 krevate, 200 batanije, aparaturë për anestezi, konkretisht dy respirator dhe dy aparate për anestezi, llambën për operacione, pesë mikroskopë për laboratori, 25 kompjuterë, 250 karrige të adaptuara për punë të përditshme në ambulantë si dhe disa tavolina pune dhe inventar tjetër administrativ. Po këtë vit, Spitali u pajis me aparatin për diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e njohur ndryshe si sëmundja e eshtrave”, shtojnë nga Spitali i Gostivarit.

Sipas tyre, Lëvizja Besa, ka përdorur disa fotografi të publikuara kohë më parë në  Internet, sipas tyre për të thurur akuza ndaj Spitalit.

“Kujtojmë që ato fotografi janë bërë në intervalin kohor prej datës 16 deri 17 Janar ku pati erëra të fuqishme në regjionin e Gostivarit. Si pasojë e kushteve klimatike, një pjesë e mbetjeve spitalore siç janë  epruvetat, qeset e gjakut dhe gjilpëra janë shpërndarë nga kontejnerët në oborrin e Spitalit.

Do të thotë ato fotografi janë keqpërdorur kinse për të pasqyruar gjendjen momentale në Spitalin e Gostivarit”, shtojnë nga Spitali i Gostivarit.

Rikujtojmë se ditë më parë Lëvizja Besa pati një reagim, në lidhje me kushtet e Spitalit të Gostivarit “Ferid Murad”.

“Për shkak të gjendjes së mjerueshme dhe mizore të spitalit “Ferid Muradi” në Gostivar, Lëvizja BESA – Gostivar e dënon ashpër mosinteresimin e partisë shqiptare në pushtet – BDI, duke theksuar se ky spital, përveç që e ka ofenduar rëndë emrin e patronit të saj – nobelistit të madh shqiptar Ferid Murati, ka krijuar një gjendje spitalore mesjetare, të cilën më së shumti e vuajnë pacientët e Gostivarit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Lexo: Lëvizja BESA: Spitali i Gostivarit me kushte mesjetare

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button