RDK: Raporti i Freedom House e vërteton se vendi është shumë larg zgjedhjeve

“Raporti i fundit i Freedom House vërteton edhe njëherë se Maqedonia vazhdon edhe më tutje të jetë shembulli më i keq për liri të mediave dhe luftës kundër korrupsionit. Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ky raport argumenton fuqishëm qëndrimin konsistent se vendi është shumë larg zgjedhjeve fer dhe demokratike dhe se kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë çështjeve kruciale duke përfshirë edhe reformat në sferën e lirisë së shtypit”.

Sipas tyre, në raportin e fundit vjetor të Freedom House liria e shtypit e vendos Maqedoninë në grupacionin e shteteve hibride me liri të pjesërishme, që vërteton se mediumet po ballafaqohen me presione të jashtëzakonshëm me rënie të vazhdueshme në krahasim me vitin paraprak.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se ndikimi dhe presioni i partive politike ndaj mediave urgjentisht të ndaloj dhe të liroj të gjitha mediat nga kthetrat e tyre duke mundësuar fillim të reformimit të tyre me qëllim të informimit të drejtë pa presione dhe shantazhe.

“Liria e medias është përkeqësuar për 10 pikë për pesë vitet e fundit, dhe e rangon atë në vendin 125 nga 199 shtete, si vend më keq i ranguar nga shtetet rajonit. Në të njëjtën kohë, nëse këtij raporti ia shtojmë edhe raportin e Transparent International, ku Maqedonia radhitet si një ndër vendet ku korrupsioni është vazhdimisht në rritje, atëherë mund lirisht të konkludojmë se jo rastësisht vendi ndodhet para kësaj krize të thellë politike të paparë që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Maqedonia vazhdon të ketë përkeqësim të lartë të korrupsionit me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Rilindja Demokratike Kombëtare rithekson se këto argumente duhet edhe më fuqishëm të bindin komunitetin ndërkombëtarë, edhe pse ata janë të bindur, se vendi ende është shumë larg zgjedhjeve fer dhe demokratike, dhe e gjithë koncentrimi duhet alokuar në zgjidhjen e çështjeve kruciale që nuk e lejon zhvillimin e vendit në përgjithësi”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button