KURORË (Zonjës)

Koha e jetës është pak
Për t’u mbështetur i lirë
Te frymëmarrja jote
Te buzëqeshjet tua
Që dijnë të rrëfejnë përrallën e fshehtë të dashurisë
Ti ngjitesh si kiter pas shpinës sime
E unë e kërkoj i nxehur dëshirën tënde
Për shpejtësi
S’di si ti them mendimit prit
S’di si t’i them shpirtit ndalo
Se duhet ta puthi edhe më shumë
Edhe më bukur buzën e dridhshme ujore
Bota në të vërtetë është vogël
Ta zë në gojën e vet krejt
Kënaqësinë tonë spontane
As dhoma e gjumit nuk mjafton
Për ngatrresat e mishta të trupave tanë
Që s’dinë ta shtrembërojnë ritmin e ëmbël të lumturisë
Të humbur në shpejtësi rrëshqasim në pambarim
Lozonjare krejt ç’ka s’mund të them për ty
Është më duaj
Se ti kishe pritur aurora
E yjet e qiellit të pa anë
Ruanin për ty domosdonë e kreacionit eros
Për t’a derdhur tani imagjinatën e pa lindur
Në fjalët dhe gjuhën tonë kërkuese
Tani që të gjeta trandfil i eshtur për shi e zbavitje
Më jep përqafim sundues
Mbi fijët bionde të flokeve tona
Nën gishtrinjtë e shkelur
Toka lëviz e qesh
Ne fluturojmë në gëzim
Lozonjare
Krejt çka mund të them për ty është
Kurore

Autor: Fatos Rushiti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button