Ku kemi gabuar

Ku kemi gabuar, ne shqiptarët dhe maqedonasit vallë! Ҫ’mëkat kemi bërë që të kemi lidera prototip, të njëjtët lidera politik dhe fetar? Nuk e di, a është një pyetje ironike ose racionale? B.F.I.M është shndërruar, në një bastion destruktiv, që udhëhiqet nga një dorë e fortë hipokratësh. Këta teokratë,  të politizuar, dhe polarizuar, trokasin derë më derë, herë te njëra , herë te tjetra. Prijësi i cili më në fund duke luajtur rolin e ashtuquajtur disidenti dhe heretiku i rrethuar në mediokritet dhe nihilist, në një rreth të mbyllur vicioz, me tendenca autoritare shkel etikën dhe ligjet hyjnore. Ky rreth i korruptuar burokratësh është pasojë drejtpërdrejt e Prijësit. Këta burokratë, ushtrojnë presion, denoncojnë dhe kërcënojnë, gjithë kundërshtarët, duke ruajtur monopolet e oligarkisë së tyre. Ku kemi gabuar, që të kemi të njëjtën kastë politike, ku na qeverisin afër dy dekada? Këta të njëjtë,  demagogë steriotipë dhe mashtrues profesionistë, që me vite të tëra mbajnë popullin peng.

‘Sinonim i shpresës’

Pas konfliktit të armatosur, në pranverën e vitit 2001, lufta u shndërrua në një triumf, dhe epope. Në përfundim  entuziazmi dhe euphoria ishin sinonim i shpresës, ëndrra që kishin pritur afër gjysëm shekulli, dëshira për liri të qenit i barabartë, ҫlirimi nga barra e diskriminimit, segregacionit dhe aparteitit, mbanim shpresë dhe besonim te figurat që dolën nga gjiri i luftës nga ata që morën armët, për ideale dhe aspirata kombëtare. Gjithë ky entuaziazëm i tepruar, shpresë dhe ëndërr, në fund ishte si një ëndërr mashtruese. Ky brez që na qeveris, në emër të dëshmorëve dhe veteranëve, fituan reputacion, kredibilitet dhe legjitimitet në popull. Populli u besojë për hir të luftës, ua dha votën që ti përfaqesojë interesat me dinjitet dhe besnikëri. Këta aktorë dhe protagonistë, në emër të paqes hodhën baltë dhe shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe në fund ky brez i zhgënjyer, i fyer, i mbushur me revoltë dhe frustrim mbeti i robëruar si më parë. Më në fund populli e ndërroi padronin por përsëri robëri e re. Këtë radhë padroni nuk ishte i huaj, por nga soji i vet. Padronët të një gjaku, brumi dhe toke. Gjatë viteve 60, një i burgosur politik, pasi ishte dergjur nëpër burgjet jugosllave, ai më në fund për të gjetur shpëtim, u arratis, iku në shtetin amë. Edhe atje u burgos  nga prijësi i sojit të vet. Ky i burgosur politik, në fund ishte lutur që mos ta kthejnë, por ta dorëzojnë në komisariat të kombeve të bashkuara ose më mirë në ferr, mirëpo ata e dorëzuan më në fund te të vetët. Në fund, ai tha: burgun që bëra këtu, do ja bëj hallall Titos, kurse  Enverit kurrë nuk ia bëj hallall. Mos vallë, jemi ne fajtorë, që rishtazi kemi zgjedhur të njëjtët subjekte politike,  lidera të dështuar, që janë konsumuar tashmë. A nuk e mësuam nga e kaluara, gjatë së cilës  përjetuam ndëshkime të mëdha, ku ua kemi pirë ҫorbën kuzhinierëve, dhe akoma vazhdojmë me iluzione, bëhemi pre e demagogjisë, viktima të propagandës. Më në fund, me votat që hedhim në kuti   votojmë të njëjtët steril, decadent dhe steriotipe. Si mund të ndryshojnë mendjet e atyre, që kanë votuar rishtazi dhe në të ardhmen do të votojnë për të njëjtët liderë. Këta qenie, që veprojnë me instikt, tip i kafshës kope, duhen shkundur nga dehja dhe neuroza, kanë nevojë ti qasen arsyes dhe racionales, se ndoshta veprojnë pa vetëdije. Është një aforizëm kineze ‘Anija fundoset, të marrët vallëzojnë’.

‘Tradhtia intelektuale’

Paradoksi dhe shqetësimi i një grupi intelektualë dhe kuadro, inferioriteti, heshtja dhe pasiviteti duke mos u kompromentuar, si dhe duke ruajtur etikën ata nuk kanë trokitur në zyrat e subjekteve politike. Këta njerëz, duke mos e ngritur zërin, mbajnë fatet e gjithë popullit në duar. Është jetike mbështetja e tyre por këta në fund duke e bindur veten se në këtë kaos katrahurë, nuk kanë forcë dhe peshë të ndryshojnë gjendjen, në fund fati i popullit mbetet në dorë të turmave të manipuluara, që mashtrohen lehtë nga mashtruesit profesionistë.

‘Zarathustra Profet i premtuar’

Një miku im i vjetër, më mori në telefon për të pirë kafe. Bisedë pas bisede, unë mikut tim ia shtrova të njëjtën pyetje, se ku kemi gabuar ne shqiptarët e Maqedonisë. Ai rrëfente, kur isha fëmijë, gjyshja ime më tregonte se në kohën e Devletit burrat tanë kanë bërë kërdi, kanë pre koka turku. E tani, biri im, ne bartim nëmët dhe mëkatet e tyre. Pasi ishin afruar festat, Krishtlindjet dhe Viti i Ri, miku më këshillon po qe se ke ndërmend të shkosh me pushime të këshilloj të marrësh maska me vete por  më mire është të mos shkosh. Unë isha, dhe ika para kohe. Ne që të dy, kemi lexuar ‘Zarathustrën profet i premtuar mbinjeriu që jetonte me kafshët e tij në male. Një ditë Zarathustra kishte zbritur në qytet, për të parë se a ka ndryshuar populli i tij. Në hyrje të qytetit, pa majmunin e tij duke ikur. Majmuni iu drejtua Zarathustrës: ik dhe shporru, merri dhe treti këto pallate, asgjë nuk ka ndryshuar, ik më mirë dhe shko jeto me kafshët e tua, do gjesh qetësi dhe rehati. Mos vallë jemi duke përjetuar odisesë e Zarathustrës, gjendemi në etapën e dekadencës, si para një shekulli! Populli gjerman qysh para një shekulli  mashtruesit profesionistë, predikuesit e vdekjes, inkuizaturës dhe hipokritët i kishte hedhur në plehrat e historisë. Miku im në fund më tha:  mos vallë kemi dhe ne nevojë, për një profet sikur Zarathustra, që të dalim nga errësira, dekadenca, të ҫlirohemi nga  mashtruesit profesionistë, profet të rrejshëm, predikues hipikritë!.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button