Maqedoni, 25 të infektuar të tjerë me virusin HIV/SIDA

Rreth 25 veta janë viktima të reja të zbuluar gjatë këtij viti të infektuar nga virusi HIV/SIDA, por shqetësimet janë edhe për numër më të madh të pacientëve të infektuar, por që akoma rrijnë fshehur dhe nuk kryejnë kontrollet mjekësore.

Ky alarm u shpreh në një konferencë debate me temën “Për një kujdes më të mirë dhe trajtim për personat që jetojnë me SIDA në Maqedoni”, që u mbajt në organizim të Komisionit për Shëndetësi. 

Në këtë debat u nënvizua se për këto persona ka terapi të vazhdueshme me ilaçe kundër këtij virusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë është theksuar se programi për përkujdesje nga ky virus do të rritet prej 5 deri 22 milionë denarë.

Këto mjete ndihme sigurohen nga fondi global i OKB-së kundër virus HIV/SIDA, ndërsa nga viti 2016, Maqedonia vetë duhet të sigurojë mjetet për terapitë dhe përkujdesjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button