Urime të mençura e argëtuese për martesë

Mos i merrni seriozisht

Ekzistojnë shumë mënyra për të bërë urimet, por frazat për martesën janë zgjedhja më elegante. Kjo nuk do të thotë që duhet të jeni patjetër seriozë dhe jo të këndshëm. Mund të vendosni të jeni shumë argëtues duke përdorur ndonjë fjali të famshme.  Le të shohim bashkë këto fraza që do të shoqërojnë biletat tuaja po aq simpatike të urimit.

Fraza argëtuese autorësh:

•    Martesa është si një kurth për minjtë; ata që janë brenda duan të dalin, dhe të tjerët që janë jashtë i sillen rrotull për të hyrë( Giovanni Verga)
•    Dihet që ne burrat nuk kërkojmë tek gruaja cilësitë që adhurojmë tek e dashura ( Italo Svevo)
•    Në pjesën më të madhe burrat janë siç i bëjnë gratë ( Erasmo da Rotterdam)
•    Zinxhiri i martesës është kaq i rëndë, sa shpesh duhet të jesh tre veta për t’a mbajtur ( Alexandre Dumas-i biri)
•    Martesat pa dashuri janë të tmerrshme. Por ka edhe më keq se sa një martesë absolutisht pa dashuri: Është martesa ku ka dashuri, besnikëri, devotshmëri, por vetëm nga njëra anë:njëra prej zemrave do të ndrydhet me siguri ( Oscar Wilde)

Fraza argëtuese për gratë:

•    Disa gra e duan aq shumë burrin e tyre, që për të mos e konsumuar marrin atë të shoqeve të tyre ( Alexandre Dumas, i biri)
•    Në qoftë se të marrin gruan, hakmarrja më e mirë është t’ia lini atyre.(SachaGuitry)
•    Beqarët duhet të taksohen shumë rëndë, nuk është e drejtë që disa burra duhet të jenë më të lumtur se sa të tjerët. ( Oscar Wilde)
•    Gratë duan një burrë që të jetë gjeni. Kur martohen pastaj duan që të jetë një sqimatar  (Achile Campanile)

Fraza argëtuese për burrat:

•    Ata që janë si ty duhen gjendur në çdo cep të botës, sa e padrejtë që bota është e rrumbullakët !
•    Nuk kam thënë të jem kundër seksit para martese, por të arrish me vonesë edhe në ceremoninë e martesës, më duket pak e tepërt.
•    Burri perfekt është zemërgjerë dhe inteligjent, i bukur dhe i pasur, i dashur e i këndshëm, i vëmendshëm e tërheqës, i gatshëm dhe me iniciativë: ka vetëm një defekt të vogël, nuk e kanë krijuar ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button