VMRO-DPMNE i ka paraqitur propozimet përfundimtare për mediumet, LSDM i refuzon

VMRO-DPMNE, dje deri te nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos i ka paraqitur propozimet e saj përfundimtare për reformat në mediume, mëson “Meta”. Gjithashtu mësohet se propozimet e VMRO-DPMNE-së, LSDM i ka refuzuar plotësisht duke i cilësuar si të papranueshme, transmeton Portalb.

Takimi i gruepeve punuese i cili u desh të mbahet dje pasdite, është anuluar për sot. Në të pritet që të diskutohet për metodologjinë e pastimit të Listës Zgjedhore.

Ligj për reklama dhe formë të kombinuar për funksionimin e RTVM-së, sipas modelit slloveno-gjermano-belg, kanë qenë propozimet e VMRO-DPMNE-së për rregullimin e mediumeve në takimin e djeshëm të grupeve punuese në Klubin e Deputetëve, mëson “Meta”.

Sipas burimeve të “Meta-s”, Nikolla Todorov i cili është udhëheqës i grupit punues të partisë në pushtet ka propozuar që financimi i RTVM-së të bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë që të financohet nëpërmjet buxhetit, ndërkaq ai i dyti nëpërmjet taksës radiodifuzive. Gjithashtu, VMRO-DPMNE, ka propozuar që Këshilli i RTVM-së të ngelet i njëjtë, ndërkaq 100 dit përpara zgjedhjeve, programin informativ ta udhëheqin dy redaktorë, njëri nga pushteti dhe tjetri nga opozita., transmeton Portalb.

“Nga partia në pushtet propozojnë që Këshilli i Agjencisë për Audio dhe shërbimeve audio-vizuale, të jetë i përbërë nga 7 anëtarë, nga ato nga dy anëtarë do të duhet t’i propozojnë SHGM dhe AGM, nga të cilët njëri të jetë nga televizionet kombëtare. Sipas propozimit të pushtetit, nga një anëtarë do të duhet të propozojnë edhe nga Akademia Ndëruniversitare,  ASHAM dhe Oda e Avokatëve”, brifojnë për “Meta”, burimet nga grupeve punuese.

Gjithashtu, mësohet se, VMRO-DPMNE, ka propozuar edhe zvogëlimin e dënimeve për mediumet, ndërkaq kërkon që të gjitha mediumet në Maqedoni të regjistrohen si ndërmarrje. /Portalb

Lexo: VMRO-DPMNE propozon që RTVM-në ta udhëheqin dy redaktorë, një nga pozita dhe një nga opozita

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button