Anketë: Ja kush do të fitonte nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në Maqedoni! (statistika)

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, VMRO-DPMNE, do t’i kishte marrë 29.9% të votave, LSDM 23.5%, BDI 10.1%, ndërkaq PDSH 4.3%, kështu tregon anketa telefonike e Agjencisë “Faktor Plus Adria” nga Beogradi, të cilën e ka bërë në periudhën prej 15-24 janar të vitit 2016, dhe që ka përfshirë 1.250 të anketuar, njofton Portalb.

Sipas anketës, 28.5% nga të anketuarit, nuk janë të vendosur se për cilën parti do të kishin votuar, ndërkaq 2.7% nuk kanë dashur fare të përgjigjen.

Rejtingu i LSDM-së është rritur për 2.1% në krahasim me anketën e dhjetorit të vitit 2015, të cilën e ka bërë e njëjta agjenci, ndërkaq rejtingu i VMRO-DPMNE-së është rritur për 0.4%.

Hulumtimi tregon që nëse tani mbahen zgjedhjet, 56% e qytetarëve do të votonin, ndërkaq 40% nuk do të kishin dalë në votime.

36% e të anketuarve vlerësojnë se Marrëveshja e Përzhinos është plotësisht e zbatuar, 55% vlerësojnë se është zbatuar pjesërisht, ndërkaq vetëm 9% vlerësojnë se aspak s’është zbatuar.

Sipas anketës, 57% e të anketuarve janë përgjigjur se partitë nuk janë të përfshira në mënyrë të barabartë nëpër mediume, ndërkaq 33% janë përgjigjur se në Maqedoni ka përfshirje të barabartë të partive nëpër mediume.

Përmirësimi i jetës së përditshme, shëndetësisë, zvogëlimi i papunësisë, sipas të anketuarve, janë tema të rëndësishme për Maqedoninë, ndërkaq marrëdhëniet ndëretnike, janë të rëndësishme për një numër të vogël të anketuarve.

75% e të anketuarve janë të mendimit që Maqedonia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, 17% janë kundër, ndërkaq 8% nuk janë përgjigjur fare. /Portalb

anketa-faktor-adria-860x668 (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button