Edhe një shqiptar i bashkohet Mehës te Koniaspor
Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi do të luajë në Superligën turke. Talenti nga Kosova ka gjetur akordin me ekipin e Koniasporit ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër kuqezi Alban Meha.
Të mërkurën, drejtuesit sportiv të Koniasporit do të mbyllin bisedimet edhe me Muriqin, i cili javën e ardhshme pritet të bashkohet zyrtarisht me Koniasporin.
Sulmuesi nga Prizreni, ka rënë në sy me paraqitjet e tij me ekipin e Giresunspor, duke shënuar edhe 9 gola deri tani.
Më parë Muriqi ka luajtur edhe në Kategorinë Superiore, teksa ju bashkua fillimisht Teutës duke u aktivizuar me ta në disa ndeshje, ndërsa për një periudhë 6 mujore u huazua te Besa për të kaluar më pas në Turqi te Giresunspor.