Besiani, Leotrimi dhe Petriti, krenaria e Tetovës

Tetova njihet si qytet që ka rritur e kultivuar personalite të njohura në të gjitha fushat e jetës. Dëshmi për këtë janë sukseset e të rinjëve të saj, të arritura në kulturë, art, sport dhe në sfera tjera.

Ndër të rinjtë më të suksesshëm në nivel vendi është pa dyshim arkitekti tetovar – Besian Mehmeti, i cili, fill pas diplomimit në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup, ka realizuar projekte të vlerësuara jashtëzakonisht mirë nga profesionistët e fushës, njofton Portalb.mk.

Besian Mehmeti
Besian Mehmeti

Besiani është themeluesi i studios BMA në vitin 2012, si rrjedhojë e disa viteve bashkëpunim dhe freelance eksperiencë në fushat e arkitekturës, urbanizmit dhe dizajnit. Ai ka marrë pjesë në disa ekspozita, përfshirë Bienalen e Venecias në vitin 2012. Kohët e fundit ka qenë i ftuar si ligjërues mysafir në simpoziume, takime formale dhe informale të arkitekturës. Krahas praktikës, ai është aktiv si asistent në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup, Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Tetovës si dhe në Shkollën e Arkitekturës dhe Dizajnit në UACS. Ndër vite, Besiani ka qenë përgjegjës për një numër projektesh grafike në Eggra, agjencia publicitare të themeluar bashkë me të vëllain Ngadhnjim Mehmetin, duke krijuar një reputacion ndërkombëtar me publikime në Graphis, Communication Arts dhe Logolounge. Ai është fjalëpakë dhe nuk preferon të flasë për sukseset personale, por për Portalb bëri përjashtim dhe, mes tjerash, tha:

“Ndër projektet e mia më të suksesshme janë konkurset fituese, ku bëjnë pjesë sheshi Skënderbeu në Shkup, Teatri dhe Biblioteka e qytetit në Tetovë dhe së fundmi një shkollë e re fillore në Shkup, thotë për Portalb Besian Mehmeti.

Një i ri tjetër i suksesshëm nga Tetova vinë nga sfera e muzikës. Ai quhet Leotrim Zejnulla, i njohur për publikun mbarëshqiptar si pjesëmarrës në Show- emisionin e mirënjohur “X-Factor Albania”, ku, në një konkurrencë tejet të fortë arriti të zë vendin e gjashtë, njofton Portalb.mk.

Leotrim Zejnulla
Leotrim Zejnulla

“Për mua ka qenë privilegj vetë akti i pjesëmarrjes në atë eveniment të rëndësishëm kulturor. Siç dihet atje konkurrojnë vetëm talenët më të mirë të muzikës, të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare nga një komision profesionishtësh të dëshmuar të muzikës. Prandaj fakti që arrita të klasifikohem në gjashtëshen më të mirë në nivel kombi më ka bërë ta përjetoj si fitore”, tha Zejnulla .

Në mesin e figurave të suksesshme tetovare pa dyshim bëjnë pjesë edhe të përzgjedhurit e Portalb-it.

Njëri prej tyre është sportisti Petrit Asani i cili ka filluar të merret me arte marciale qysh në moshën 4 vjeçare.
Sporti ku Petriti ka arritur suksese shumë të mëdha është Aikido, në të cilin para disa ditësh fitoi në Osllo të Norvegjisë brezin e zi 1 Dan, njofton Portalb.mk.

Petrit Asani
Petrit Asani

Ai thekson se përvojën e fituar do ta bart te të tjerët, para së gjithash te të rinjtë e Tetovës, duke i motivuar të merren me cilindo sport luftarak që i bën ata të lumtur.

“Mund të them se personat që merren me arte marciale e në veçanti me Aikido, përveç stërvitjes fizike dhe mendore, gjenë paqen te vetja dhe të tjerët dhe jetojnë në harmoni”, tha për Portalb Petrit Asani.

Padyshim që sukseset e veçanta të të rinjëve të veçantë për nga talenti dhe sukseset i bëjnë nderë jo vetëm vetvetes por edhe qytetit  dhe  gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo gjithsesi rrit përgjegjësinë e drejtuesve të komunës dhe jo vetëm për investime serioze për talentët që bëjnë qytetërimin dhe historinë, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button