Siri, bombardimet ruse detyrojnë mbi 40 mijë njerëz të braktisin Halepin! (FOTO)

Për shkak sulmeve ajrore të avionëve rusë në qarqet, lagjet dhe fshatrat e Halepit të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve, rreth 40 mijë persona i braktisën shtëpitë e tyre dhe ikën në qytetin e tendave Bab Es Selame të qarkut Azez të cilin e shohin si vend të sigurtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siri (2)

Si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetur nga milicët iranian dhe të Hezbollahut, gjithashtu edhe bombardimeve të avionëve rusë në vendbanimet Hayan, Hreytan Rityan, Kafr Hamra, Anadan, Tel Xhibin, Kafr Naya, Mayir dhe Ihris 40 mijë sirianë u zhvendosën nga vendet e tyre.

Siri (1)

Disa familje të cilat kanë ikur nga bombardimet ruse dhe kanë arritur në qytetin tendë flenë në automjetet e tyre, ndërsa një familje qëndron në një autobus të braktisur me dritare të thyera dhe pa derë.

Vërehet se familja Xhuma e cila ka ikur nga qarku verior i Halepit, nga Tel Rifat-i për shkak të bombardimeve intensive ruse kanë arritur në kampin Es Selame e kanë mbuluar autobusin me batanije dhe çarçafë për t’u mbrojtur nga i ftohti. Familja Xhuma një pjesë të autobusit e përdorë për të fjetur ndërsa një pjesë tjetër si kuzhinë.

Siri (3)

– “Për shkak të sulmeve ruse ikëm këtu”

“Duke ikur nga sulmet ajrore të avionëve rusë erdhëm këtu. Nuk kemi frikë as nga Bashar Al-Asadi e as nga ushtarët e tij. Inçizoi krejt. Neve na shkatërruan këta avionë. Malkuar qoftë edhe Asadi i Madh. Ne jemi nga heronjtë e Tel Rifat-it. Nuk frikemi as nga Asadi, as nga Velid Muallim e as nga qeveria e tij. Kemi ikur nga sulmet e avionëve rusë. Zoti i mallkoftë të gjithë dhunuesit. Këtë autobus më parë e përdornin forcat e regjimit në Halep. Në sulme u bë i papërdorshëm, tashmë e përdorim këtë autobus të papërdorshëm për t’u strehuar”, tha 54 vjeçari Halil Xhuma i cili ka ikur nga bombardimet ruse dhe së bashku me familjen e tij kanë arritur në Es Selame.

Siri (4)

– “Avionët rusë i bombardojnë rajonet ku ndodhen sunitë në Halep”

Ndërkohë një banor tjetër i kampit në fjalë, 82 vjeçari Mahmud Haxhi Zekur tha:  “Vëllezërit e mi Muxhahid, Allahu është me ju. Regjimi ka humbur. Regjimi është mizor, është më shumë mizor se mizor”.

“Unë jam 82 vjeçar. Avionët rusë na zhvendosën nga vendet tona. Këto sulme bëhen vetëm në rajonet ku ka sunitë. Irani është edhe më mizor se Rusia. Erdhëm këtu me mundime të rënda. Unë punova 11 vjet me rusët. Mallkimi i Zotit qoftë mbi ta, asnjëri nuk është besnik”, tha ai.

Siri (5)

Ai theksoi se e ka braktisur qytetin e tij për shkak të sulmeve të avionëve ruse në vendbanimet e Halepit.

Siri (7)

Siri (8)

Siri (9)

Siri (17)

Siri (16)

Siri (11)

Siri (10)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button