Besoni, opozita është fajtore për gjithçka!

[Recension: Vandalizëm në nivel: Si duket Gradskoja pas festimit të LSDM-së (Foto)]

Kemi tekst i cili nuk i ndjek standardet e shprehjes profesionale gazetareske. Është bërë përpjekje për reportazh, që kalon në komentim me anshmëri të dukshme politike dhe shtrembërim të së vërtetës, e me qëllim të diskreditimit të një subjekti politik.

Вандализам на ниво Како изгледа Градско по славењето на СДСМ Фото NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Vandalizëm në nivel: Si duket Gradskoja pas festimit të LSDM-së (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2016, 19:58

Data e recensionit: 19.01.2016

RecensuesАleksandar Peshev

AKUZA PA DËSHMI

Ja disa fotografi nga pajisjet e shkatërruara komunale, e ju lexuesit duhet të besoni se kjo është pasojë e festimit të ithtarëve të partisë opozitare.

Mu kështu, shkurtimisht mund të përmblidhet ky artikull, i cili në tërësi është marrë nga një medie tjetër, së bashku me titullin dhe kjo është theksuar, mirëpo nuk është vënë linku. Përndryshe, vetë publikimi është diçka ndërmjet komentit me anshmëri politike dhe reportazhit të shtrembëruar.

Që në fjalinë e parë kemi gjeneralizim:

LSDM-ja feston pas kryeministri Nikolla Gruevski, duke e respektuar Marrëveshjen e Përzhinës, duke u tërhequr përkohësisht nga funksioni.

Pastaj, rradhiten një sërë fotografish me pajisjet e shkatërruara komunale, që është pasojë e festimit për të cilin shkruhet. Mirëpo, çfarë dëshmie ka lexuesi se dëmi është bërë më parë dhe se fotografitë me të vërtetë dëshmojnë për “ngjarjen”. Ndoshat bëhet fjalë për fotografi të vjetra, nëpërmjet të të cilave teksti përpiqet t’ua atribuojë dëmet personave që kanë festuar?

HUMBËS I DËSHMUAR!

Mënyra në të cilën është krijuar dhe është plasuar kjo përmbajtje mediatike zbulon anshmëri të fuqishme politike. I shkruar në atë frymë, artikulli madje e di edhe rezultatin e zgjedhjeve?! Edhe pse, akoma nuk është e sigurtë se ato do të mbahen më 24 prill apo në ndonjë termin tjetër, si dhe a do të marrë pjesë opozita në to.

Mirëpo, teksti që e recensojmë dhe që meriton vlerësim negativ, e di se LSDM-ja do të përjetojë humbje në zgjedhje!

Kjo parti e di se do t’i humbë edhe zgjedhjet që pasojnë, e kjo u dëdhmua me anketat e shumta për hulumtimin e mendimit publik.

Një publikim profesional do t’i prezantonte anketat që përmenden, duke i mundësuar publikut që vetë të sjellë përfundime për atë se cila parti politike gëzon besim më të madh te populli. Dhe në asnjë mënyrë nuk do të përpiqej ta bindë publikun se një opcion i caktuar politik është humbës i dëshmuar! Siç thuhet në përfundimin e tekstit:

Mirëpo, nuk është hera e parë që LSDM-ja të festojë para se të humbë në zgjedhje. Kështu festonte edhe Cërvenkovski dhe Shekerinska para se të ballafaqohen në zgjedhje me popullin që u jep karton të kuq…

Publikimet e këtilla nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë, por i ngjajnë përmbajtjes propaganduese, që është karakteristike për komunikatata e partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button