Presidenti i Iranit viziton Romën

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, sot ka arritur në Romë, në ndaljen e tij të parë në kuadër të turneut evropian. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë Iranit, prej se ka hyrë në fuqi marrëveshja atomike ndërkombëtare.

Rohani është i shoqëruar nga ndërmarrësit iranianë, nga ministrat e gazit dhe naftës dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, gjatë kësaj vizite pesëditëshe në Itali dhe Francë.

Irani aktualisht po del nga izolimi ndërkombëtar, pas tërheqjes së sanksioneve ekonomike më 16 janar, në harmoni me marrëveshjen ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore për kufizimin e programit bërthamor iranian.

Tërheqja e sanksioneve i mundëson Tehernit arritjen e marrëveshjeve me kompanitë në Evropë dhe Azi.

Gjatë qëndrimit në Romë, Hassan Rohani do të takohet edhe me Papën Françesk, njofton Radio Europa e Lirë.

Më 28 janar ai do të udhëtoj në Paris, për tu takuar me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button