Zaev: KSHZ do ta cakton datën e zgjedhjeve

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Zenshun Ven, transmeton Portalb.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe thellimin e krizës politike.

“Të gjithë subjektet politike në Maqedoni dhe përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar janë të vetëdijshëm se janë thyer detyrimet kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos, pastrimi i Listës zgjedhore dhe çështja e mediave. Presim që institucioni i pavarur KSHZ sa më shpejt të del me vlerësim për afatet e nevojshme për pastrim efikas dhe kualitativ të listës zgjedhore. Janë të domosdoshme zgjedhje fer dhe demokratike në Maqedoni, për çka duhet të sigurohet listë kredibile zgjedhore dhe kushte për raportim objektiv të mediave”, ka thënë Zaev./Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button