Të shtëna në Mitrovicën veriore, plagosen dy të rinj serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve serbë mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Kralja Petra” në Mitrovicën veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

Motivi për këtë incident ende nuk dihet. Të rinjtë kanë marrë plagë të lehta trupore dhe janë dërguar në spitalin e Mitrovicës veriore për trajtim mjekësor. Njësitet e policisë në vendngjarje gjetën dhe konfiskuan dy gëzhoja të kalibrit të vogël.

Siç transmetojnë mediat lokale dhe drejtori i Qendrës së shëndetit në Mitrovicën veriore Milan Ivanoviç sot në mëngjes si pasojë e të shtënave janë plagosur dy të rinj por se të njëjtit janë në gjendje stabile, por nuk përjashtoi komplikime tek të plagosurit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button