Janeva e shqetësuar nga fjalimi i Gruevskit, ka kërkuar përforcim të sigurisë

Prokurorja speciale, Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë kërkuar përforcim të sigurimit pas fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në të cilën, mes tjerash ashpër e sulmoi edhe Janevën, informojnë për “Meta”, nga kabineti i prokurores speciale, transmeton Portalb.

“Në lidhje me fjalimin publik të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, duam që tregojmë se si Prokurori jemi seriozisht të shqetësuar, për këtë arsye Prokuroria Speciale ka vendosur t’i zmadhojë masat e sigurisë. Në këtë drejtim, sqarojmë se nga Ministria e Brendshme është kërkuar që të angazhojë persona zyrtarë të cilët do të punojnë për mbrojtjen e kësaj prokurorie dhe pjesëtarëve të saj, gjegjësisht prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Përndryshe, në fjalimin e djeshëm, kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskinë konferencën e Unionit të Grave, tha se “dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave”.

Lehtësuesi belg, sot në një prononcim  ka refuzuar ta komentojë deklaratën e Nikolla Gruevskit.

“Më vjen keq, por nuk ka komente nga unë në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit”, ka deklaruar Vanhojte.

Në lidhje me fjalorin e ashpër të Gruevskit kanë reaguar edhe nga Misioni i BE-së në Shkup.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sot nëpërmjet një statusi në faqen e saj oficiale të rrjetit social “Twitter”, i ka thirrur partitë politikë që ta respektojnë Marrëveshjes e Përzhinos dhe punën e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, shkruan sot Delegacioni i BE-së në Twitter.

Edhe LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj fjalimit të Gruevskit.

”Përdhunim”, ”t’i përzësh me shqelma”, “budalla”, ky është fjalori i Nikolla Gruevskit i cili frikësohet nga dënimi i qytetarëve dhe përballja me përgjegjësinë  për krimin e përgjithshëm në 10 vitet e shkuara. Nikolla Gruevski vet e pranoi se: nuk mundet kriminel dhe mashtrues i dëshmuar të bëhet kryeministër. Prandaj Gruevski nuk është kryeministër dhe asnjëherë nuk do të jetë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /Portalb

Lexo: Gruevski: Më 24 prill vjen dënimi dhe hakmarrja e popullit

Lexo: Reagon BE ndaj Gruevskit: Kush ka nënshkruar, patjetër t’i përmbajë Janevën dhe Vanojten

Lexo: LSDM: Gruevski e pranoi se është kriminel dhe nuk mund të jetë kryeministër

Lexo:  Vanhojte nuk e komenton deklaratën e Gruevskit

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button