Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, në krahasim me ditën e djeshme do të jetë relativisht pak më i ngrohtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë, do të mbizotërojë mot me mjegulla, ndërkaq në vendet më të larta malore pritet të ketë reshje të dëborës, njofton Portalb.

Temperaturat në vendet më të larta malore do të lëvizin nga -14 deri më -12 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin do të lëvizin nga -5 deri më -9 gradë celsius. Temperaturat ditore në vendet më të larta malore do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në mbarë vendin do të lëvizin nga 2 deri më 5 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mjegulla gjatë paradites, ndërkaq me periudha të kohëpaskohshme të diellit gjatë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -5 deri më -7 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button