Çfarë shoku – llurbë e kafesë në filxhan me kafe!

[Recension: YLLI I RI I GRANDIT NË SHOK: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe!]

Ky tekst, përveç fjalës “shok”, nuk përmban asgjë shokuese, e aq më pak se ylli i ri Grandit është shokuar.

НОВАТА ЅВЕЗДА НА ГРАНД ВО ШОК Нема да верувате што пронашол во својата шолја со кафе ВистинаLinku deri te artikulli origjinal: YLLI I RI I GRANDIT NË SHOK: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe!

Data dhe koha e publikimit: 16.01.2016

Data e recensionit: 22.01.2016

Recensues: Аna Anastasovska

PESË PARA PUBLIKIM

Ylli i ri i Grandit në shok: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe!

Kur do ta lexoni një titull të këtillë normalisht se do të mendoni se me të vërtetë diçka e çuditshme është paraqitur në filxhanin e kafesë së këngëtarit, i cili as që është emërtuar në titull, që edhe më tepër juç çon që ta klikoni lajmin.
Mirëpo, atë që do ta lexoni dhe do ta shihni do t’ju çojë të pyeteni, si ka mundësi të publikohen gjëra të këtilla?

Alen Hasanoviq, garuesi maqedonas në “Yjet e Grandit” derisa e ka pirë kafen e tij me miqtë ka gjetur një figurë interesante në filxhanin e tij.

Filloni ta lexoni tekstin dhe thoni, në rregull, ndoshta dikujt i ka rënë diçka në kafenë e Alen Hasanoviqit. Le ta shohim se çka është aq shokuese.

Mirëpo, këtu kemi përsëritje të së njëjtës gjë, vetëm se informatës i jepet “peshë” edhe më e madhe me atë që theksohet se figura “i ka shokuar miqtë e tij në Facebook”.

Dhe kur do të shkoni më poshtë, do ta shihni një fotografi ku ka një zemër prej llurbës së kafesë. Paramendoni, në filxhanin me kafe, këngëtari ka gjetur llurbë kafeje! Çfarë shoku, njeriu të mos u besojë syve të vet!

Së pari nga teksti nuk është e qartë se a bëhet fjalë për këngëtarin Alen Hasanoviq, për shkak se në fotografi ka vetëm një dorë që mban një filxhan. Pastaj, nga vetë fotografia qartë shihet se llurba e kafesë është bërë ashtu që të duket si zemër.

Kjo është një informatë për pesë para, që fare nuk ia vlen të publikohet, e aq më pak të plasohet si shokuese, për shkak se nuk ka asnjë rëndësi me interes të përgjithshëm. Ky tekst ka vetëm një qëllim, e ai është mbledhja e sa më tepër klikimeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button