Regjimi sirian merr kontrollin e një prej fortesave të rebelëve

Rabia, qyteza në provincën e Latakias, në duart e kundërshtarëve të regjimit të Esadit që në vitin 2012, është nga dje nën kontrollin e ushtrisë siriane.

Njoftimin e ka dhënë televizioni shtetëror sirian, që ka njoftuar se forcat ushtarake siriane, në bashkëpunim me mbrojtjen popullore, kanë marrë kontrollin e Rabiasë, transmeton Tesheshi.

Një sërë grupesh rebele, mes të cilave dhe Fronti en-Nusra, e kanë patur prej tre vitesh si fortesë Rabianë, dhe rënia e saj është një goditje për ta. Humbja e djeshme për rebelët u parapri jo shumë kohë më parë nga një tjetër humbje, tërheqja nga pika strategjike Salma, që po ashtu ra në duart e ushtrisë siriane të regjimit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rabia ra të dielën pasi u rrethua nga tre anët e saj, nga veriu, jugu dhe perëndimi.

Që prej nisjes së bombardimeve ruse në fund të shtatorit, forcat ushtarake të Esadit janë në ofensivë, dhe kanë përparuar dukshëm në shumë zona strategjike, duke rimarrë kontrollin në pjesë të caktuara të territorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button