Interi vetëm një pikë kundër Carpit, Napoli arrinë fitore të rëndëshishme
Interi i Roberto Mancinit ka pranuar gol në minutën e 92’të të takimit kur gjyqtari kryesor kishte dhënë katër minuta shtesë. Ky është një gabim tejet i madh nga Interi i Roberto Mancinit që lëshuan tri pikë nga duart.
Për Interin shënoi Rodrigo Palacios në minutën e 39’të të takimit.HIGUA
Në anën tjetër Napoli e ka mposhtur si mysafirë Sampdoria me rezultat 4:1. Golat për Napolin i shënuan, Higuain, Insigne Hamsik dhe Mertens, derisa për Sampdorian shënuan Correa dhe Eder.
Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet e para në tabelë me 47 pikë, derisa barazimi 1:1 me Carpin e lë Interin në pozitën e katërt në tabelë me 41 pikë.