Spasovski: Ndihmës ministri ka heshtur për 70 mijë formularet për lejet e vozitjes

Unë i kam premtuar opinionit në Maqedoni se do të jem transparent. Në magazinën e MPB-së, pas formimit të Komisionit nga ana ime më 14.12.2015, u gjetën 70 mijë formularë për leje të vozitjes. Kur u gjetën këto formulare të nesërmen ndihmës ministri që ka përgjegjësi për këtë aktvitet ka reaguar se ka të dhëna nga kompania që i ka shtypur. Kështu është shprehur ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.

Ai përgjegjësinë e sheh te ato që nuk e kanë denoncuar rastin në MPB.

“Unë denoncova rastin për të mos ardhur deri te krimi; vjedhje e identitetit, falsifikim të letërnjoftimeve e kështu me radhë. Me rëndësi është se u gjetën. Thash edhe në konferencën e parë, ka pasur mundësi që të kryhet një vepër kriminele”, theksoi Spasovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button