Nekrofilia jone hektike

Duke nisur nga kohët epike të ilirëve dhe përmes heroizmave të epokës së Skënderbeut e deri në qëndresën stoike të Ibrahim Rugovës, vazhdon të zhdaravitet ajo murtajë e hymnizymit “post mortem” të figurave markante në shoqërinë tonë, plot e përplot antagonizma dhe zhvillime paradoksale.

Nxitja vjen nga orteku i pandalur i glorifikimeve dhe uratave impozante, që me rastin e shënimit të përvjetorëve të vdekjes së Skenderbeut, Jusuf, Gërvallës dhe Ibrahim Rugoves, që kanë vërshuar andej e këndej mjeteve të ndryshme të telekomunikimit elektronik, dhe jo vetëm kaq. Ajo që është edhe më ironike dhe cinike, komente më të zjarrta dhe patriotike lëshojnë protagonistët e krizës më të thellë, socio-politike dhe juridiko-institucionale, e cila është duke na e shkelur dhe përdhunosur deri në asgjësim identitetin njerëzor dhe kombëtar, së bashku.

Kurqysh të kthehemi nga realiteti i kohës së tashme, në të cilën mbizotërojnë dhe dominojnë bandat e hajnave dhe kriminelëve ordiner të gjitha institucionet dhe pushtetet e shteteve më të korruptuara në Evropë, siç janë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. E mbas këtij pisllëku anakronik social,kulturor kombëtar dhe ekonomik pranojmë dhe disa herë edhe përqafojmë deliktet manipulative të lidershipit politik i cili me një paramimi hedoniste vajton dhe përkujton heronjtë, tani më të vdekur.

Kësisoj, vazhdon ajo kataklizmë e jonë globale kombëtare dhe sociale e cila sa vin e po bëhet më infektuese. Gjithnjë në këtë vazhdë pesimiste, nuk ka pse të arsyetohen dhe amnistohen veprimet anti-njerërëzore dhe kriminale të klaneve dhe partive politike me bagazh të stërngarkuar shantazhesh dhe shitblerjesh në katër sysh, qe këto 25 vjet e fundit janë bërë fenomene të përligjëshme.

Andaj është e udhës para se të evokojmë parodi nostalgjike për pishtarëve e janarit, të analizojmë veprimtarinë politike dhe institucionale të oligarkisë sonë të inkriminuar në shumë afera dhe kaparosje zullumqare. Në të kundërtën veçse baltosim kolosët e lëvizjes kombëtare, për të shuar edhe pak atë shpresë për një prosperitet të përgjithshëm të shoqërisë shqiptare në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button