Kush në Brazil, Ibrahimoviç apo Ronaldo!?

Mediat sportive po e presin me padurim përballjen gjigante mes Suedisë dhe Portugalisë. Zlatan Ibrahimoviçi apo Cristiano Ronaldo. Kjo do të jetë dilema e sfidës të premtes.
E sigurt është se një yll nuk do të shkelë Botërorin, Ibra apo Ronaldo?

Mungesa e mundshme e Ronaldos do të thoshte më pak të ardhura sa i përket marketingut, ndërsa një mungesë e Ibrës do të thoshte më pak magji dhe spektakël.

Portugezi numëron më shumë ndeshje ndërkombëtare se sa suedezi 107-94, ndërsa sulmuesi i PSG numëron më shumë gola: 46 me 43. Ronaldo është futbollist më popullor se Ibrahimoviç, por ish-sulmuesi i Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit numëron më shumë trofe se ylli i Real Madrid.

Pra, me pak fjalë, Portugali-Suedi do të jetë një ndeshje që do të mbledhë para televizionit miliona njerëz në të gjithë botën, por cili do të shkojë në Brazil? Kjo mbetet për tu parë nesër kur ndeshja fillon në orën 20:45 minuta.

Nën hijen e këtij super takimi janë dhe duelet tjera ku përballen Ukraina- Franca, 
Greqia – Romania dhe Islanda – Kroacia, ndeshje kjo e cila fillon në orën 21:00. 

Lajme të ngjashme

Back to top button