Bëhet mjeshtre e donerit, pasi burri i saj mbetet pa punë

Në qytetin Elazığ të Turqisë, Seham Deniz, gruaja e cila ditët e vështira që i përjetoi pasi që burri i saj mbeti pa punë, i tejkaloi me vendin e punës të cilin e ka hapur me mbështetjen e familjes së saj. Tani ajo ”mjeshtërinë e përgatitjes së donerit” nuk ja jep askujt, raporton Anadolu Agency (AA).

Para 3 viteve ajo dhe burri i saj, Sayim Deniz, prej qytetit Iskenderun kishin ardhur në Elazığ, sepse burri i saj kishte gjetur punë në një restorant. Por pasi që burri u largua nga puna ajo kërkoi mbështetje nga të afërmit për të hapur restorantin e vet për përgatitjen e donerit.

Deniz e cila me kontributin e babait dhe nënës së saj ka hapur këtë vend pune, me mbështetjen e burrit saj dhe me hulumtimet të bëra ka mësuar çdo fazë të donerit, duke filluar prej përgatitjes, deri në gatimin dhe shërbimin ndaj klientëve.

31 vjeçarja Seham Deniz, e cila ka krijuar një shije të veçantë për restorantin e saj, për gazetarin e AA-së tha se në fillim kur njerëzit e kanë parë duke përgatitur doner janë habitur, por tani edhe ata janë mësuar në këtë situatë.

Ajo thekson se pasi që burri i mbeti pa punë, një kohë ata nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë borxhet dhe kanë përjetuar një kohë të vështirë. ”Për të ruajtur shtëpinë time thashë ‘ra puna në kokë’ dhe duke marrë borxhe nga familja ime e hapa restorantin për doner. Hulumtova se si mund të bëj donerin më të shijshëm dhe duke përfituar nga provoja e burrit tim krijuam një shije të veçantë për restorantin tonë. Bëj gjithçka deri në përgatitjen e tij”.

Deniz shpjegoi se në vendin e punës ajo me burrin e saj mbështesin njëri-tjetërin dhe se sfidat e jetës i kaluan duke i përballuar me guxim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button