Qytetarët: nëse nuk kemi garanci për zgjedhje të drejta, ne nuk votojmë

Pas publikimit të lajmit që zgjedhjet e prillit do të kapin shumën prej 8 milion euro qytetarët e revoltuar thonë se partitë politike u shkatërrojnë ekonominë familjare. Portalb realizoi një anketë në Shkup, ky pyeti disa qytetarë shqiptarë dhe maqedonas se çfarë mendojnë për zgjedhjet.

Ata u përgjigjën se gjithmonë gabimet e pushtetit dhe dështimet e tyre dëmtojnë rëndë xhepin e qytetarëve.

“Po e lexova lajmin që KSHZ kishte kërkuar 8 milion euro për zgjedhje dhe kjo është marrëzi. E dimë që në këtë situatë nuk jetohet dhe zgjedhjet janë të patjetërsueshme, mirëpo nëse nuk do vidhnin vota nuk do të vinte puna deri këtu. Nuk e di, nuk kam vendosur a do të votoj sivjet”, tha Dragan A., qytetar.

“Komplet Maqedonia nuk është si duhet. Njerëz vdesin nga varfëria, nuk kanë bukë në shtëpi, kurse nga ana tjetër promovoheshin projekte milionëshe të qeverisë. Nuk habitem që çdo vit do kërkojnë zgjedhje, se ne, populli nuk e dimë anën e vjedhjes që bëhet. Po do të dal të votojë, shpresa nuk humbet, presim të kemi një shtet demokratik”, tha Verica T., qytetare.

“Për kë me dal me votu, kjo do të ishte pyetje më e mirë sesa a do të votonit. Ne shqiptarët këdo që votojmë jemi të dështuar, sepse shqiptarët në qeveri e pushtet janë vetëm sa për sy e faqe, asgjë nuk varet prej tyre. Ata veç rrinë e vjedhin, se për popullin nuk bëjnë asgjë. Maqedonasit kanë për kë të votojnë, kush do që fiton tek partitë politike maqedonase, do të ecë përpara me popullin, kurse ne si votuam si nuk votuam nyejt është. Përfaqësimi është shumë i dobët”, tha Agim H., qytetar.

“Premtime të parealizuara me vite të tëra, fjalë të kota, fjalë boshe, shumë fjale e hiq punë, kështu mund t’i përshkruaj të gjitha partitë shqiptare pa përjashtim. Asnjë nuk e ka gajlen e popullit, por shikojnë kulluqet dhe xhepin. Nuk do të dal të votoj, të ju mbushi xhepat politikanëve. Të shohin të huajt se populli nuk është i kënaqur, populli duhet të zgjedh kandidatët jo partia”, tha Blerim T., qytetar. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button