Një ish-polic u dënua me mbi 200 vjet burg për përdhunim të grave afroamerikane

Një ish-polic i bardhë u dënua me 263 vjet burg për përdhunim të grave afroamemrikane, lajmëroi TASS.

Aktgjykimi u dha nga gjykata në shtetin qendror Oklahoma.

Procesi kundër Daniell Hollcklloi, që filloi në nëntor, ka tërhequr vëmendje të gjerë mediale, në vend të parë për shkak të kontekstit racor.

Ish-polici ka dhunuar seksualisht gjithsej 13 gra, të gjitha afroamerikane.

Sipas autoriteteve, polici nga Oklahoma ka abuzuar seksualisht ndaj  grave të cilat të gjitha kanë pasur probleme me ligjin, duke i frikësuar se në rastin e kundërt sërish do të dënohen.

Hollcklloi ishte pushuar nga policia në janar të vitit të kaluar, pasi iu ngritën akuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button