LSDM: Qytetarëve ende u zihet fryma nga ajri i ndotur

“Shëndeti nuk ka kurrfarë rëndësie për VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskit. Deri më tani, asnjë masë serioze nuk është ndërmarrë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit”, akuzojnë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, qytetarëve ende po u zihet fryma nga ajri i papastër, i ndotur me grimcat kancerogjene të cilat janë të rrezikshme të shëndetin, njofton Portalb.

“Pikat matëse, tregojnë se në Shkup numri i grimcave PM10 është 7 herë më i lartë normales, në Manastir 11 herë, ndërkaq në Tetovë 10 herë. Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE, plot 10 vite nuk kanë ndërmarrë asgjë që ta zgjidhin çështjen e ndotjes së ajrit. Tani vazhdojnë ta injorojnë problemin. Në vend të zgjidhjes së problemit, familja në vitet e fundit janë fokusuar në biznes-interese dhe pasurimin e tyre në shpinë të qytetarëve të cilët helmohet në ajër të ndotur”, shtojnë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button