Këshilli Opozitar: Tribuna tashmë do të organizojmë edhe në mërgatë

Këshilli Opozitar e informon publikun se është duke i vazhduar tribunat në temën “Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!”, të cilat kanë për qëllim ta artikulojnë dhe bashkojnë zërin opozitar të shqiptarëve të Maqedonisë.

Përpos në të gjitha vendbanimet shqiptare Këshilli Opozitar në Maqedoni, këto tribuna do t’i organizojë edhe në mërgatë, për t’iu dëgjuare zëri edhe i mërgimtarëve shqiptarë, sipas tyre, zëri i atyre që flijuan dhe investuan aq shumë për vendlindjen e tyre, por të cilëve atdheu nuk ua ktheu thuajse me asgjë, përpos me brengën për të ardhmen e shqiptarisë dhe të atdheut të tyre.

Deri më tani datat e konfirmuara e debateve në diasporë janë: 29 janar në Hamburg, 30 janar në Berlin, 7 shkurt ne Cyrih, kurse për takimet e tjera do të jeni të informuar në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button