Zaev: Qeveria e LSDM-së do të heqë testimin ekstern

Me vendosjen e arsim të detyrueshëm parashkollor prej 4 deri 6 vjet dhe heqjen e testimit ektern, dhe në vend të politikës ndëshkuese, qeveria e LSDM-së do futë politikën e shpërblimit dhe motivimit të mësuesve dhe shkollave.

Kështu ka deklaruar lideri I LSDM-së Zoran Zaev në Shtip gjatë promovimit të programit të partisë që ka të bëjë me arsimin.

Zaev ditë më parë ka prezantuar një pako sociale duke ofruar pensione shtetërore sociale, për gjithë qytetarët që nuk gëzojnë të drejtën e pensionit, si dhe të drejtën për blerjen e stazhit për pensionim të plotë.

Kryetari i kësaj partie opozitare, Zaev ka prezantuar  pesë masat e tjera të pakos sociale, që njihet si prioritet për përmirësimin e jetës së kategorive të qytetarëve të varfër dhe kthimin e kategorisë së mesme shoqërore.

Një pikë tjetër është blerja e stazhit dhe pensionin shtetëror social, pensionim me 35 vjet përvojë pune për gratë dhe 40 vjet përvojë pune për burrat.

Zaev theksoi se Qeveria e ardhshme e LSDM-së do të rrisë ndihmën sociale për 40 për qind në afat prej katër viteve, dhe do të miratohet ligj i posaçëm për të drejtat e personave me nevoja të posaçme.

Lajme të ngjashme

Back to top button