Arthur, nuk e ka thumbuar Ritën!?

Këngëtari James Arthur i cili në fillim të këtij viti kishte pasur një lidhje të shkurt me këngëtaren kosovare Rita Ora, ka përgënjeshtruar thashethemet kinse i ka bërë diss Oras gjatë një rupture në një shou në radio BBC.  

Fituesi i “X Factor” ishte pjesë e një rep sesioni të quajtur “Fire in the Booth” në emisionin “1Xtra” të Charlie Sloth në BBC, transmeton Tribuna.

 Gjatë repturës së tij ai thumbon shumë këngëtarët e sodit, që besohej se këto vargje i dedikohen këngëtares Ora. Por Arthur ka reaguar menjëherë ndaj këtyre thashethemeve.

“Dua të jetoj jetën ashtu siç dua unë, dhe nuk brengosem fare për atë se çfarë thonë të tjerët për mua ashtu siç bën edhe Rita”, ka shtuar James.

Lajme të ngjashme

Back to top button