Kuvendi në lexim të parë e përkrahu ligjin për zona të lira shëndetësore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 87-të e pëkrahu në lexim të parë Propozim ligjin për zonat e lira shëndetësore.

Në Zonat e lira shëndetësore do të mund të hapen spitale, fakultete mjekësore, kapacitete për mjekime të banjave klimaterike dhe rehabilitim fizikal dhe mjekësor.

Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovan Andovski me zonat e lira shëndetësore do të krijohen kushte për tërheqjen e investimeve të huja në fushën e shëndetësisë dhe tërheqjen e teknologjisë më bashkëkohore shëndetësore, vendosje e metodave të reja shëndetësore dhe procedurave të reja shëndetësore, si dhe nxitjen e turizmit shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button