Edhe përkundër debatit të ashpër, kalon ligji për Prokurorinë Speciale

Me 53 vota “për” dhe 15 “kundër”, sot Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimin e Prokurorisë Publike. Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, gjithashtu, është harmonizimi me Ligjin për nëpunësit administrativ, njofton MIA.

Debati, u zhvillua për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, në procedurë të shkurtuar, i cili shkaktoi dyshim tek deputetët e opozitës se do ta ndalojë punësimin e personave të rinj në Prokurorinë speciale publike, sepse e kufizon të drejtën e prokurorit special publik të japë status të dëshmitarit të mbrojtur, si dhe se paraqet sulm të drejtpërdrejtë dhe presion të llojit të vet ndaj punës së prokurorisë.

Me ndryshimet e propozuara hiqet testi Aptis, si dëshmi për përmbushjen e kushtit për njohje të gjuhës së huaj. Krahas kësaj, është rregulluar edhe procedura e vlerësimit të nëpunësve të prokurorisë publike, por shtyhet realizimi i masave për efekt të shkëlqyeshëm dhe të dobët.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari konfirmoi se ndryshimet e Ligjit nuk do të paraqesin problem për punësime të reja në Prokurorinë speciale publike dhe shtoi se ndryshimet janë identike me ato në Ligjin për kryerje të sanksioneve. “Qëllimi i ndryshimeve nuk është të parandalohet puna e prokurores speciale publike dhe në asnjë mënyrë nuk do të ketë obstruksione apo pengesa nga institucionet publike në punën e saj”, tha Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button