Debat: Maqedonia patjetër t’i rregullojë me ligj mediat online

Ekspertë të mediave kanë debatuar në temën “Mediat informative në internet dhe legjislacioni medial” në organizim të Qendrës për zhvillim të mediave. Panelistët shpalosën qëndrimet “për” dhe “kundër” rregullimit të mediave online me anë të ligjit, raporton Portalb.

Bojko Boev, ekspert ndërkombëtar i mediave thotë se për të krijuar një rregullore për mediave duhet t’i kushtojmë vëmendje interesit të gjithë atyre që janë përfshirë në media.

“Në mungesë të informacionit ¾ e vendeve të BE-së janë pro rregullimit të mediave online, por kur informohen ndërrojnë qëndrimet. Në Britaninë e Madhe figurat publike zakonisht kërkojnë rregullim të mediave online, ndërkaq te ne, përfshirë rajonin, populli kërkon të merren masa. Është e vërtetë se mediat janë biznese, por në rast rregullimi ne duhet të mbrojmë interesin edhe të gazetarëve dhe të publikut. Interesi i mediave si biznes është që të bëjnë pare, interesi i të përfshirëve në media- gazetarëve të jenë të mbrojtur dhe interesi i publikut për të qenë i informuar. Gjatë përpilimit të rregullores këtë duhet patur parasysh”, theksoi Boev.

Kryeredaktori i portalit mkd.mk Aleksandar Damovski duke arsyetuar qëndrimin e tij “pro” përfshirjes së mediave online në ligj tha se është e nevojshme të krijohen rregulla fer për të gjithë.

“Që të ketë lojë fer në treg duhet mediat të jenë në regjistër, të kenë impresum- të dimë kush qëndron pas tyre. Po është e vërtetë se media është biznes dhe krijimi i kushteve për lojë fer në treg është e patjetërsueshme”, deklaroi Damovski.

Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis ka përmendur disa shembuj ku organet shtetërore kanë tentuar të censurojnë informacione në internet.

“Në rastin kur studentët nëpërmjet rrjeteve sociale nisën të publikojnë foto për gjendjen e mjerueshme nëpër konviktet e studentëve, në po të njëjtat objekte ishin bllokuar valët, që mos të qarkullojnë fotot”, tha Stojanovski.

Ai gjithashtu ka treguar shembullin e projektit “verifikimiifakteve.mk” që ka për qëllim t’i sqarojë lexuesit se si duhet të duket një tekst profesional gazetaresk duke respektuar rregullat e etikës në gazetari.

Qendra për zhvillim të mediave rekomandon që të zbatohen disa çështje, si definimin ligjor të mediave dhe gazetarit, në mënyrë specifike të përcaktohen cilat dispozita zbatohen në mediat në internet, shmangia e regjistrimit të shumëfishtë, juridiksioni i rregullores së trupit audio-vizual, si dhe krijimin e shoqatave profesionale të gazetarëve dhe mediave./Portalb

LEXO: Maqedoni, assesi të pajtohen, partive politike u “dhembin” mediat

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button