Han përshëndet konkluzionet e opozitës, konfirmon vizitën në shkurt

Johanes Han përshëndeti qëndrimin e mbrëmshëm të LSDM-së për të vazhduar të jetë pjesë e qeverisë dhe për të vazhduar të kontribuojë në zgjidhje të krizës politike, njofton Alsat M.

Han kërkoi përshpejtim të punës me pastrimin e listës zgjedhore dhe paralajmëroi se do të qëndrojë në Maqedoni gjatë muajit shkurt, duke mos bërë të ditur saktë datën, por theksoi se do të vijë që ta inspektojë punën e përgatitjes së zgjedhjeve me KSHZ-në dhe komunitetin ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij sociale, Han ka thënë se e mirëpret hapin e parë të opozitës për të qenë e përfshirë në zgjidhje të krizës dhe kërkoi nga qeveria që me urgjencë ti qaset çështjeve të mbetura të marrëveshjes politike, pastrimit të listës zgjedhore dhe reforma në media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button