Rama: ne nuk e kemi tradhëtuar 21 janarin, përkujtohen viktimat e demonstratës

Në selinë e Kryeministrisë u mbajt një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të 21 Janarit. Kryeministri Edi Rama fajësoi sistemin e korruptuar të drejtësisë, për mosndëshkimin e përgjegjësve të kësaj ngjarje.

“Dosja e 21 Janarit është e vetmja dosje e mbetur pa gjyq. Ata që kanë kapur për fyti gjyqësorin, do ta mbajnë këtë në ndërgjegjen e tyre”, tha Rama. Kreu i qeverisë ka theksuar se drejtësia vonon, por nuk harron, duke premtuar se me reformën në drejtësi përgjegjësit do të japin llogari.

“Drejtësia do të bëjë drejtësi edhe për vrasësit, për urdhëruesit, por edhe për rivrasësit që e mbyllën çështjen me çekiçin e gjykatësit”, ka thëne me tej Rama.

Ai u është përgjigjur akuzave të kundërshtarëve politikë, duke theksuar se nuk e ka tradhëtuar ngjarjen e 21 janarit. “Ne nuk e kemi tradhëtuar 21 Janarin, pasi e kemi kthyer vendin në një kantier reformash. Kemi punuar çdo ditë për të rilindur Shqipërinë”, ka thënë Rama.

“Partia Socialiste, ka shtuar ai, nuk do të tradhëtojë as reformën në drejtësi”, të cilën e cilësoi si gurethemelin e qeverisjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button