Çka e pret filmin “Shok” pas nominimit për Oscar? (Video)

Për herë të parë në kinematografinë shqiptare, një film arriti majat duke marrë nominim për çmimin më prestigjioz kinematografik në botë.

Akademia e Filmit Oscars, vlerësoi se filmi kosovar “Shok” me regji të anglezit Jamie Jamie Donoghue, i plotëson kriteret për të hyrë në 5-shen e nominuar për të fituar çmimin si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.
Në emisioni Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, drejtori i qendrës Kinematografike Arben Zharku dhe producenti i filmit Eshref DUrmishi, që njëherit është edhe aktor në film, kanë rrëfyer për rrugën që ndoqi “Shok”, deri te nominimi për njërin ndër çmimet më me vlerë në botë që i jepet filmit, Oscar.

Ndërsa, aktorja Aurita Agushi, dhe dy aktorët që luajnë personazhet kryesore të filmit, 12 vjeçarët Andi Bajgora dhe Lum Veseli, kanë ndarë me shikuesit e Klan Kosova, përvojën e tyre me realizimin e filmit.

Filmi “Shok” trajton një ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë, ky dy shokë të ngushtë Petriti dhe Oki, kalojnë nëpër tmerret e luftës. “Shok” është i bazuar në ngjarje të vërtetë, ku sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës

Për të kuptuar se cfarë e pret filmin “Shok” pas nominimit në Oscar, se si arrihet deri te fitorja dhe çka do të bëjë tash e tutje Qendra Kinematografike e Kosovës, ndiqeni emisionin në linkun më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button