Shkenca na jep edhe një arsye më shumë për të ngrënë djathin

Ekspertët e Universitetit të Michiganit, pretendojnë se përbërësit e djathit, i sulmojnë dhe vrasin qelizat kanceroze.
Sikur mos të mungonin arsyet, për të ngrënë këtë produkt të këndshëm ushqimor, tani shkencëtarët kanë gjetur edhe një të mirë tjetër të djathit.

Në përbërësit e djathit, bën pjesë edhe nisina – një peptid që lindë nga bakteri Lactoccotus lactis – që në mënyrë drastike, ka ulur nivelin e tumoreve tek minjtë.

Në hulumtimin e botuar në Zhurnalin e Mikrobiologjisë së Aplikuar, thuhet se nisina i ka mbytur 70 deri në 80 për qind të tumoreve, pasi minjve iu është injektuar kjo masë.

Megjithatë, këto eksperimente janë bërë vetëm në minj, teksa nuk janë dhënë sinjale të qarta, nëse ky përbërës, ndikon njëjtë edhe tek njerëzit, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button