Rei Manaj ndër 50 lojtarët e rinj më të mirë në botë

Është edhe ai në vendin e 32, në listën prej 50 lojtarëve më të mirë të rinj në botë. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të kombëtares dhe të Interit, Rei Manaj. Lista e 50 lojtarëve më të mirë turinj në botë është bërë bërë nga Goal.

Rei Manaj nuk është ende i vetëdijshëm se ka shumë shanse që të shijojë një karrierë të profilit të lartë, shkruan Goal për sulmuesin shqiptar.

“Është e vështirë për të zgjedhur, – ka thënë Manaj për Goal, që më pas vazhdon – sigurisht që jam i kënaqur, por kënaqësia nuk duhet të jetë objektivi im i parë. Një lojtar duhet të mendojë gjithmonë se si të përmirësohet”.

Ide të qarta për 18-vjeçarin shqiptar, që në këtë vit të parë tek Interi, kërkon që të mësojë sa më shumë në atë që thuhet dhe bëhet në Pinetina.

“Nuk kam modele të veçanta, por shumë shembuj pozitiv mes shokëve të skuadrën. Jam krenar që ti ndjek nga pak. Ata më rrinë pranë dhe më ndihmojnë, me ata bëjmë shaka dhe qeshim.

Në jetën time është e rëndësishme familja dhe shumë miqtë të cilët i kam jashtë fushës”, është shprehur Manaj për Goal.

“Nëse dua të zgjedh një model ai është Ibrahimoviç. Që i vogël e kam shihja me admirim kur luante me Interin dhe sot jam krenar që vesh këtë fanelë”, është shprehur sulmuesi lushnjar i kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button